• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Kaloi shkallën e parë të vetingut dhe më pas u shkarkua, KPA me dy qëndrime në rivlerësimin e ish-gjyqtarit të Tiranës

Kaloi shkallën e parë të vetingut dhe më pas u shkarkua, KPA me dy qëndrime në rivlerësimin e ish-gjyqtarit të Tiranës

by albnews
2 September, 2023
in Albania
0
3
VIEWS

Megjithëse kaloi shkallën e parë të vetingut, ish-gjyqtari i Tiranës, Kastriot Gramshi u shkarkua nga detyra me shumicë votash nga Kolegji për deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Dy anëtare në pakicë çmojnë se ai arriti të vërtetojë se i kishte krijuar pasuritë në ShBA me burime të ligjshme nga puna e kryer atje, kohë pasi ishte larguar nga sistemi i drejtësisë dhe përpara se të rikthehej.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në rivlerësimin e ish-gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi duke paraqitur arsyetime të ndryshme përsa i përket burimeve të pasurive të tij dhe shpenzimeve, ku shumica e shkarkoi për deklarim të pamjaftueshëm, ndërsa pakica çmoi se duhej të kishte qëndruar në detyrë, pavarësisht pasaktësive në deklarime.

Kastriot Gramshi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur, KPK më 25 mars 2022. Gjatë dy seancave dëgjimore më 15 shkurt dhe 24 mars, ai dha shpjegime më së shumti për të ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait në vitet 1992-1999 si dhe për të ardhurat nga puna e tij dhe e familjarëve në SHBA, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë si azilant, duke përfituar dhe nënshtetësinë. Gramshi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin.

Vendimarrja e KPK nuk u gjet e bazuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, që çmoi se vlerësimi korrekt i të gjitha çështjeve në kriterin e pasurisë do të çonte në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Gramshi. ONM kërkoi që të kryhet një analizë e plotë financiare për të gjithë vitet, prej 2003-shit kur subjekti ka mbërritur në SHBA dhe në vijim, që u parashtrua edhe prej Komisionerit Publik, Florian Ballhysa në ankim dhe gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegj, ku dhe kërkoi shkarkimin e Gramshit.

Gramshi argumentoi në parashtrimet në Kolegj se kontrolli i pasurisë së tij nuk mund t’i nënshtrohej juridiksionit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi pasuritë objekt shqyrtimi janë krijuar jashtë Shqipërisë dhe në kushtet e dyshtetësisë së tij, për kontrollin e tyre duhet të aplikohet legjislacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai referoi se zgjidhja jepej në ligjin “Për të drejtën ndërkombëtare private”.

Trupi gjykues vëren se ky argument është ngritur vetëm në gjykimin në Kolegj dhe se është i pabazuar në ligj, si dhe gjendet i pakuptimtë. Sipas KPA, legjislacioni i vetingut të magjistratëve parashikon hetimin e pasurive të subjekteve, pavarësisht vendit ku janë krijuar dhe ndodhen, duke u materializuar në kontrollin e saktësisë dhe mjaftueshmërisë së deklarimeve.

“…Ndryshimi i qëndrimit të subjektit me parashtrimet në Kolegj, ku kontrollohet vendimi i Komisionit – me të cilin subjekti shpreh dakordësinë – duke pretenduar papritmas mungesë juridiksioni të institucioneve të rivlerësimit, dhe aplikimin e legjislacionit të huaj, vlerësohet si një përpjekje për të evituar t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor të shkaqeve të ankimit”, shprehet KPA dhe e gjen alogjik këtë pretendim të Gramshit.

Në vendim analizohet mënyra e largimit të subjektit nga detyra. KPA vëren se nga viti 1999, Gramshi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, funksion që e ka mbajtur deri në dhënien e dorëheqjes, në prill të 2004-ës, pasi ishte larguar drejt ShBA-së në gusht 2003-it.

Nga përmbajtja e letrës së dorëheqjes, është konstatuar se Gramshi nuk e ka njoftuar ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë, KLD për faktin që qëndrimi i tij do të zgjaste, nuk ka kërkuar leje që përkonte me qëndrim afatgjatë dhe se planifikonte të vazhdonte studime të thelluara në fushën e së drejtës. KLD e ka liruar nga detyra në maj të vitit 2004.

Kolegji vëren se nga qershori i vitit 2003 kur subjekti ishte ende në detyrë dhe fizikisht në Shqipëri, kishte hyrë në fuqi ligji për deklarimin e pasurive që kërkonte dorëzimin e deklaratës e pasurisë për vitin 2003. Deklarimi duhej kryer brenda marsit të 2004-ës, detyrim ligjor që Gramshi nuk e ka zbatuar, megjithëse është dorëhequr një muaj pas afatit maksimal për ta dorëzuar.

Sipas KPA, akti i dorëheqjes e prillit 2004 paraqet rëndësi në disa aspekte. Kjo, pasi ai ka pretenduar se ka qenë i punësuar në SHBA edhe përpara periudhës për të cilën ka sjellë dokumentacion provues, ndërkohë që zyrtarisht ishte ende i emëruar gjyqtar në Shkodër.

Ndërkohë, në kërkesën për riemërimin e tij në detyrë pas 10 vjetësh ka shprehur pamundësi shëndetësore serioze që sipas subjektit i kanë penguar jo vetëm kthimin e tij në detyrë, por edhe kërkimin e lejes për qëndrim të gjatë apo shkëputjen e marrëdhënieve të punës.

“..Subjekti i rivlerësimit paraqitet i pasinqertë, në versionin e pretenduar përpara KLD-së ose përpara institucioneve të rivlerësimit. Konkretisht, nëse pranohet versioni i fakteve të pretenduara në procesin e rivlerësimit, subjekti ka qenë i pasinqertë kur ka pretenduar se ishte përballuar personalisht me probleme serioze shëndetësore, për shkak të të cilave nuk ka komunikuar në kohë për të kërkuar leje apo marrë masat për të paraqitur dorëheqjen”, vlerëson KPA dhe shton se nëse do të pranohej versioni i paraqitur në KLD se ai kishte pasur gjendje shëndetësore të rënduar, atëherë është jobindës pretendimi i punësimit që në vitin 2003 në ShBA, ose përpara korrikut 2004.

Në vijim, Kolegji vlerëson se në kushtet kur Gramshi ka fituar azil politik në SHBA, asnjë nga versionet e paraqitura prej tij mund të mos përkojë me realitetin.

Po ashtu, shumica e trupit gjykues e përbërë nga kryesuesja Albana Shtylla, relatorja Rezarta Schuetz dhe anëtari Sokol Çomo konstaton kundërthënie të konsiderueshme të subjekti lidhur me sa ka pretenduar në prapësim të ankimit të Komisionerit Publik, krahasuar me çfarë ka deklaruar seancën gjyqësore në Kolegj dhe gjatë prapësimeve të rezultateteve të hetimit administrativ në Komision.

Kolegji vëren se subjekti ka argumentuar se është përtej arsyetimit logjik të konkludohet për krijim pasurie para vitit 2005, pasi objektivi ishte të mund të mbulonte shpenzimet minimale jetike me të ardhurat e disponuara dhe ato të realizuara. Ndryshe nga ky pretendim në Kolegj, në përmbushje të barrës së provës për balancën negative për periudhën 2005 –2012 të konstatuar në Komision, Gramshi ka deklaruar gjatë viteve 2003- 2004 kishin realizuar të ardhura të mjaftueshme për të pasur mundësi për blerjen e një automjeti në vlerën 13 mijë USD.

Trupi gjykues konstaton se subjekti është sërish inkoherent në pretendime për sa i përket kësaj periudhe kohore, në përpjekje për të paraqitur faktet në favor të situatës së tij, qoftë edhe duke ndjekur qasje alogjike.

Për rrjedhojë, trupi gjykues i ka vlerësuar të pabazuara pretendimet e subjektit në Kolegj për të përjashtuar harkun kohor të viteve 2003 – 2004 nga analiza financiare. Po ashtu, janë gjetur jobindëse pretendimet e tjera deklarative për punësim.

Ashtu si Komisioneri, KPA e gjen të pabazuar pretendimin e Gramshit se ai gjendet në pamundësi objektive për të siguruar dokumentacion për të ardhurat e viteve 2003-2004 për shkak se ka kaluar afati iruajtjes 10-vjeçar. Kolegji vëren se subjekti nuk provoi përpjekje të tij për të siguruar dokumentacionin në fjalë prej vitit 2014 kur rifilloi detyrën e në vijim.

Nisur me faktin se periudha kohore e debatuar përkon edhe me kohën kur subjekti ishte ende në detyrë në Shqipëri, pretendimet e ngritura u vlerësuan nga trupi gjykues si përpjekje për të mos ia nënshtruar kontrollit vite të caktuara të ndërmjetme, ndonëse përkojnë me krijimin e të paktën një pasurie.

Gjatë kryerjes së analizës financiare, shumica ka gjetur jobindëse pretendimet e Gramshit për të reduktuar shpenzimet e jetesës, duke kosideruar vetëm vlerën e qirasë së deklaruar prej tij për periudhën 2003-2012 dhe që të hiqet pjesa e qirasë e përllogaritur nga institucionet e rilerësimit për kostot e jetesës jashtë shtetit.

Në përfundim, shumica e cilëson të pabazuar vendimin e Komisionit lidhur me kriterin e pasurisë, duke konkluduar se ish-gjyqtari Gramshi gjendet në kushtet e deklarimit të pamjatueshëm.

Gjyqtaret Ina Rama dhe Mimoza Tasi kanë dalë në pakicë duke çmuar se Gramshi duhej të ishte konfirmuar në detyrë.

Megjithëse ato pranojnë pasaktësitë në deklarimet e Gramishit si dhe për shtrirjen e analizës financiare prej vitit 2003, çmojnë se nuk gjenden arsye penalizuese.

Të dy anëtaret në pakicë vlerësojnë se zbritja e vlerës së qirasë së përllgaritur tek shpenzimet jetike dhe konsiderimi i shumave të deklaruara nga vetë subjekti se ka paguar për strehimin gjatë periudhës 2003-2012, do ta përmbyste bilancin negativ.

Rama vëren se subjekti është ngarkuar në analizë me shpenzime qiraje që i ka deklaruar vetë, si edhe për vlerën korresponduese që i përket këtij zëri në kategorinë e shpenzimeve të jetesës sipas të dhënave të zyrës së censusit në ShBA.

Duke i’u referuar të dhënave zyrtare, Rama vëren se në kostot e shpenzimeve të jetesës në SHBA, zëri “qira” zë në varësi të viteve, nga 35% – 36% të vlerës totale të këtyre shpenzimeve të përllogaritura në analizën financiare.

Rama shpreh mosdakordësi me qëndrimin e mbajtur prej shumicës se pretendimi i subjektit për zbritjen e një prej vlerave të qirasë ishte paraqitur për herë të parë në Kolegj e për rrjedhojë nuk ishte i bazuar.

Rama dhe Tasi vlerësojnë se nëse do të zbritet ky shpenzim i dubluar, atëherë rezultati i analizës financiare ndryshon krejtësisht në një balancë pozitive në vlera dukshëm të larta, duke përmbysur të gjitha balancat negative.

Sipas Ramës, masa e shkarkimit për Gramshin është joproporcionale dhe nuk i përgjigjet qëllimit të procesit të rivlerësimit. Ajo e bazon këtë konkluzion në faktin se shtëpia e banimit që analizohet është në bashkëpronësi me të vëllain, e cila është financuar nga të ardhurat e gjithë familjes së subjektit, duke qenë se edhe është përdorur nga të gjithë anëtarët për nevoja të strehimit. Rama vëren se financimi i kësaj pasurie ka ndodhur në vitin 2012, gati nëntë vite pasi subjekti kishte lënë detyrën e gjyqtarit dhe ishte vendosur në ShBA dhe dy vjet para se ai të rikthehej në Shqipëri për të rifilluar punën si gjyqtar.

Lidhur me mosdorëzimin e deklaratës fillestare të pasurisë së vitit 2003, Rama vëren se subjekti ka dhënë dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit në muajin prill të vitit 2004, vetëm një muaj pas mbarimit të afatit për të plotësuar deklaratën fillestare të pasurisë. Sipas saj, logjikshëm mendohet se vendimi për këtë dorëheqje është marrë në një kohë më të hershme, përderisa subjekti kishte nisur procedurat për fitimin e statusit të azilantit polik në ShBA.

Për mossigurimin e dokumenteve për të ardhurat në momentin e deklarimit para fillimit të detyrës kur nuk ishte tejkaluar afati 10-vjeçar, Rama vëren se dispozitat ligjore për deklarimin e pasurive në vitin 2014, nuk detyronin përcjelljen e dokumentacionit që provonte të ardhurat e krijuara përgjatë gjithë jetës prej subjekteve deklaruese, por vetëm ato që kishin shërbyer për krijimin e pasurive të deklaruara.

Ajo e konsideron objektivisht të pamundur një konkluzion definitiv mbi rrethanat e krijimit të pasurive të subjektit të rivlerësimit përgjatë kohës që ai së bashku me familjen e tij kanë jetuar jashtë vendit.

Anëtarja tjetër në pakicë, Mimoza Tasi shprehet se Komisioneri Publik në ankim dhe shumica e Kolegjit në vendim nuk kanë mbajtur si duhet në konsideratë rrethanat dhe situatën faktike të subjektit të rivlerësimit që këto pasuri janë krijuar gjatë një periudhe kohore kur nuk ka qenë pjesë e sistemit gjyqësor në ushtrim të funksionit të gjyqtarit, konkretisht në periudhën 2003 – 2014.

Të dyja anëtaret në pakicë arijnë në përfundimin se me provat e dorëzuara nga subjekti, është vërtetuar mundësia e krijimit të pasurive me burime të ligjshme dhe se konfirmimi i tij duhej të ishte lënë në fuqi.

Previous Post

Përgatitjet e shkollave, Ministrja Kushi në Patos/ Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu”

Next Post

“Forbes” publikon listën e më të pasurve, nuk ka dyshime për vendin e parë, Bill Gates vetëm i shtati

albnews

albnews

Related Posts

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!
Albania

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit
Albania

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër
Albania

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Next Post
“Forbes” publikon listën e më të pasurve, nuk ka dyshime për vendin e parë, Bill Gates vetëm i shtati

“Forbes” publikon listën e më të pasurve, nuk ka dyshime për vendin e parë, Bill Gates vetëm i shtati

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM