Partizani kalon në fazën Play-Off të Ligës së Kampionëve, duke mos zhgënjyer tifozët në “Elbasan Arena”. “Demat e Kuq” kanë fituar me shifrat 1-0 me Valmierën me një gol të sulmuesit Tedi Cara.
Goli i Carës u shënua në minutën e 21, nëpërmjet një 11 metërshi të fituar nga Arinaldo Rrapaj. Ky 11 metërsh vendosi edhe fatin e kësaj përballje.
Goli i shënuar qetësoi dukshëm lojën e Partizanit, i cili kishte fituar edhe ndeshjen e parë në shifrat 2-1. Lojtarët e Partizanit administruan mirë ndeshjen pas shënimit të golit, pavarësisht lojës agresive të letonezëve të cilët nuk kishn gjë për të humbur.
Duhet theksuar se skuadra e Zekiç shpërdoroi disa raste goli që u krijuan. Nga ana tjetër, lojtarët e Partizanit bënë edhe disa gabime që mund tu kishin kushtuar. Ndeshjen e ardhshme Partizani do ta luajë me kampionët e Kazakistanit, Astana, të cilët do të sfidojnë të kuqtë.