ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 6 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 6 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 6 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 7 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kalon edhe formalisht vendimi për emërimin e Lajçakut si Përfaqësues i Posaçëm për dialog

albnews by albnews
27 March, 2020
in Kosova
0
Kalon edhe formalisht vendimi për emërimin e Lajçakut si Përfaqësues i Posaçëm për dialog
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me kalimin e orës 15:00 të së premtes, konsiderohet si formalisht i miratuar vendimi për emërimin e ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosloav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe Ballkanin Perëndimor.

Këtë e mëson KOHA nga burimet e saja diplomatike në Bruksel. Ky vendim, sipas të njëjtave burime, është bërë me procedurë të shkruar për shkak të masave të kufizimit të lëvizjes dhe takimeve që janë në fuqi edhe në institucionet e BE-së si pasojë e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Sipas procedurës me shkrim, vendimi konsiderohet si i miratuar nëse deri në afatin e caktuar paraprakisht asnjë shtet anëtar nuk paraqet kundërshtim. Ka një kohë që kur ishte e ditur se ky post është i rezervuar për Lajçakun, ndërsa procedura ka qenë vetëm formalitet i cili është dashur të përmbushet.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur kohëve të fundit rezerva për këtë emërim, por kundërshtimi nga Kosova, sipas burimeve në Bruksel, nuk ka qenë konsistent prandaj edhe nuk është marrë parasysh. Ka pasur edhe diplomatë të BE-së të cilët e kuptonin se nuk do të jetë shumë e përshtatshme që edhe Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, e edhe Përfaqësuesi i Posaçëm tash për dialog, të jenë ish-ministra të vendeve që nuk e njohin Kosovën.

Sipas mandatit që ka Lajçak, ai duhet të ndihmojë që BE-ja të flasë me një zë dhe të veprojë me unitet në rajonin e Ballkanit. Por kur ishin ministra, shtetet e tyre ishin ato që dallonin nga shumica e madhe e BE-së sa i përket statusit të Kosovës.

Burimeve diplomatike në selinë e BE-së në Bruksel, kanë sqaruar se me insistimin e disa shteteve, është sqaruar që Miroslçav Lajçak duhet ta ketë detyrë kryesore angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa detyrat tjera, rreth së cilave ka shfaqur interes në rajonin e Ballkanit, si pajtimi, diplomacia publike, vizibiliteti i BE-së dhe bashkëpunimit rajonal. Këto do të jenë angazhime plotësuese.

Pasi BE tashmë ka në Kosovë një Përfaqësuese të Posaçme, këto dy poste do të bashkëpunojnë në terren.

Qëllimi i BE-së është që përmes këtij procesi të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak është emëruar fillimisht në këtë detyrë për një mandat një-vjeçar, me zyrë në Bruksel dhe me në fond prej 1.2 milionë eurosh për shpenzime.

Për shkak të rrethanave të reja të papritura që ka shkaktuar koronavirusi si dhe votimi i mosbesimit për Qeverinë Kurti në Kosovë, askush as në BE në këtë moment nuk mund ta parashikojë se kur dhe në cilin format do të vazhdojë dialogu. Por thonë se së paku BE-ja tash do ta ketë personin i cili do të ketë këtë detyrë nga ana e Bashkimit Evropian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result