Kaluan kufirin ilegalisht, arrestohen dy serbë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dje në fshatin Stublinë të komunës së Gjilanit, njësitë policore gjatë patrullimit të rregullt kanë ndaluar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë, nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjet kufitare në fuqi.

Pas ndalimit, rasti është trajtuar në konsultim me prokurorin kompetent, i cili ka vendosur që dy personat të dërgohen në gjykatë për kundërvajtje, në procedurë të shpejtë. 

Share This Article