“Kam kërkuar dorëheqjen e Bashës”, Xhaferaj: PD e ka kapacitetin të prodhojë lidership të ri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti demokrat për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj pas humbjes së PD-së në të gjashta bashkitë e vendit ka kërkuar dorëheqjen e Luzlim Bashës nga  posti i kreut të partisë.

Xhaferaj bën të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook se e ka kërkuar dorëheqjen e tij gjatë  mbledhjes së Grupit Parlamentar ditën e djeshme, 7 mars.

Sipas Xhaferajt, PD i ka kapacitetet të prodhojë një lidership të ri shpresëdhënës për partinë.

Xhaferaj: Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashes nga posti I Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri.

Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre.

Themelet e një opozite të vërtetë, sic e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.

"Kam kërkuar dorëheqjen e Bashës", Xhaferaj: PD e ka
Share This Article