“Kam mbetur me shikim të kufizuar”/ Elton John shokon fansat: Do të duhet pak kohë…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari me famë botërore, Elton John, ka mbetur me shikim të kufizuar pas një infeksioni të rëndë të syve. Këtë e ka zbuluar vetë artisti 77-vjeçar.

John zbuloi se po shërohej nga infeksioni në njërin sy, por tha se shërimi i tij do të merrte disa kohë.

Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtari i famshëm u shpreh: “Gjatë verës jam përballur me një infeksion të rëndë të syrit që fatkeqësisht më ka lënë vetëm me shikim të kufizuar në njërin sy”.

“Jam duke u shëruar, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur. Unë jam shumë mirënjohës për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjen time, të cilët janë kujdesur kaq mirë për mua gjatë disa javëve të fundit.

Unë e kam kaluar në heshtje verën duke u rikuperuar në shtëpi dhe po ndihem pozitiv për përparimin që kam bërë në shërimin dhe rimëkëmbjen time deri më tani”, vijoi më tej 77-vjeçari.

Yje të shumtë iu përgjigjën postimit duke i uruar shërim të shpejtë këngëtarit, mes tyre stilistja Donatella Versace, prezantuesi i radios Bob Harris dhe aktori Layton Williams.

Së fundmi u njoftua se filmi dokumentar Elton John: “Never Too Late” do të ketë premierën evropiane në festivalin e sivjetshëm të filmit BFI në Londër.

Share This Article