“Kam parë tmerr, nëna me foshnje që…”, flet i riu që u largua me gomone në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të shumtë janë shqiptarët që kanë marrë rrezikun përsipër dhe kanë shkuar drejt Britanisë së Madhe me gomone. I tillë është edhe Andi Allushi. I riu nga Tirana rrëfeu gjatë emisionit “Opinion” të gjitha peripecitë për të shkuar në Angli.

Allushi u shpreh se ka bërë 5 orë me gomone dhe gjatë lundrimit në det janë shoqëruar edhe nga policia franceze e cila nuk i ka ndaluar, por thjesht i kanë kontrolluar. Ai tregoi se pagesa e udhëtimit iu bëhet sekserëve në momentin që kalohen ujërat detare të Francës. Në të kundërt, Allushi tha se nuk paguhet asgjë.

Blendi Fevziu: Ke shpresë të marrësh gruan dhe fëmijën?

Andi Allushi: Të them të drejtën kam shpresë, por me gomone jo është shumë e vështirë. Kam parë tmerr me familjarë me fëmijë të vegjël. Kam parë nënë me foshnje, nuk i kishte 1 vjeç fëmija. 8 orë, ka pasur raste ka shkuar edhe nga 12 deri në 13 orë. Kishte lloj-lloj kombësie, afganë, arabë, iranianë, irakenë.

Allushi u shpreh se pasi zbritën në Britani autoritetet i kanë dërguar në hotele të ndryshme personat që ndodheshin në gomone.

Share This Article