“Kam punë me doktorin, do e rrah me shpulla”/ I riu me pistoletë çakmak ngre alarmin para Kuvendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat një të ri, pas lëvizjeve të dyshimta para godinës së Kuvendit, dhe përgjigjeve të dhëna për efektivët.

Ai ishte i veshur me të zeza, ndërsa mbante kapuç në kokë dhe një çantë të zezë, teksa bëri për rreth 30 minuta lëvizje të dyshimta para godinës së Kuvendit.

Në një moment ai nxorri nga çanta e tij një pistoletë çakmak dhe ndezi cigaren.

“Kam punë me doktorin, do e rrah në shpulla doktorin” – është dëgjuar i riu, i cili tashmë është ndaluar nga Policia.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme.

Share This Article