“Kam vendosur të mbroj lumturinë time”/ Dafina Zeqiri i jep fund dramave me ish-in e saj, këngëtarja sqaron pse nuk e ndjek më Ledri Vulën dhe partneren e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar pas lajmeve të shumta në rrjet në lidhje me ish-in e saj, reperin Ledri Vulën.

Dafina përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendjen prej saj, referuar kjo pse ajo nuk ndjek më në ‘Instagram’, reperin Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.

Ndër të tjera, artistja shkruan se gjithmonë do të mbrojë lumturinë e saj dhe nuk do lejojë askënd që ta përdorë për të përfituar vëmendje.

“Gjithmonë mbro lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’  dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’ju bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë!”, shkruan Dafina.

Share This Article