“Kam vrarë gruan”, shakaja pa kripë e gjermanit në bord që i kushtoi më shumë nga sa e priste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetas gjerman ka bërë një shaka pa kripë teksa po fluturonte nga Shtutgarti në Egjipt.

 Ai është dëgjuar që t’u thotë dy herë anëtarëve të ekuipazhit me zë të qetë se kishte vrarë gruan e tij në Gjermani. Këtë deklaratë të tij e kanë dëgjuar edhe pasagjerët, të cilët shprehën shqetësim.

Për rrjedhojë, policia u informua nga anëtarët e ekuipazhit për ngjarjen dhe u bë një ulje emergjente në Athinë.

Në këto momente, burri i tha policisë së aeroportit se ajo që kishte thënë ishte një gënjeshtër dhe se po bënte shaka.

Megjithatë, për të qenë të sigurt, policia kërkoi ndihmën e Interpolit për të zbuluar nëse gruaja ishte gjallë, ku për fat u konfirmua se deklarata e tij nuk ishte aspak e vërtetë.

Megjithatë, kjo shaka i kushtoi shumë gjermanit pasi u arrestua në aeroport nën akuzën  prishjes së qetësisë dhe pengimit të qarkullimit.

Share This Article