Kamberi: Është shumë e vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se është shumë e vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi në emisionin “Frontalt” në T7 se për shkak të diskriminimit është e vështirë të jesh shqiptar dhe qytetar i Serbisë.

“Është vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Është vështirë të jesh shqiptar e qytetar i Serbisë për shkak të diskriminimit. Ata nuk dëshirojnë të ndërtojnë një dialog të mirëfillt me ne”, thotë Kamberi.

Ai thotë se çdo fjalim i tij përcillet me një zhurmë të deputetëve serbë në Parlamentin e Serbisë.

“Patjetër se çdo fjalim i joni përcillet me një zhurmë të deputetëve të shumicës, mundohen ta pengojnë fajlimin tonë”, shtoi Kamberi.

Share This Article