ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 9 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 11 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 13 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 13 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kamberi: Serbia është zjarrvënësi në Ballkan, vetëm SHBA mund t’ia ndërpres aventurën

albnews by albnews
25 December, 2022
in Kosova
0
Kamberi: Serbia është zjarrvënësi në Ballkan, vetëm SHBA mund t’ia ndërpres aventurën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaron se situata në veri të Kosovës tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokal.

Ai thekson se kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë, është e pamundur të ndodhë. Sipas tij, presidenti i Serbisë këtë po e shfrytëzon për politikë të brendshme dhe nuk ka gjasa të aprovohet.

RelatedPosts

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Kryetari i PVD-së, thotë se Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërprejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, thotë se ky shtet për çdo ditë paraqitet me dy koncepte të ndryshme që kundërshtojnë njëra-tjetrin.

“Ajo çfarë po ndodhë në veri të vendit, më mirë se asnjëherë deri më tash po dëshmon ndërhyrjen e Serbisë nga jashtë. Është pozitive në këtë kaos që po bëhet atje, të shihet fakti se përfundimisht ka serbë lokal të cilët po flasin me zë hapur për një ndërhyrje të vrazhdë të Beogradit dhe për një mafi politike, e cila po i terrorizon edhe vet serbët atje. Një mafi politike përmes së cilës po tentohet të destabilizohet Kosova, të destabilizohet rajoni në tërësi.

Pra, kjo është inkurajuese dhe Prishtina duhet të përdor këto mekanizma. Duhet të përdor ata serbë të cilët vërtetë janë të interesuar që të jenë të integruar në Republikën e Kosovës, të jenë qytetarë të barabartë dhe të kenë të drejta dhe natyrisht komunikimi i drejtpërdrejt me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i vihet fundi dhe kapaku kësaj çështje”, deklaron Kamberi për KosovaPress.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para disa ditëve ka dorëzuar kërkesën ndaj KFOR-it për kthimin e forcave serbe të sigurisë serbe në territorin e Kosovës. Për çka Kamberi deklaron se është bërë për politikë të brendshme dhe për të qetësuar popullatën në veri.

Sipas tij, nëse Serbisë i lejohet që të dërgojë 500 forca serbe, do të duhet një dyfish për të ruajtur të njëjtit.

“Ai edhe kur e tha kërkesën, edhe kur e shprehu publikisht se Serbia do ta ketë kërkesën për kthimin e personelit të saj, ai e thotë ushtrisë, por në fakt rezoluta 1244 flet për personelin e Serbisë në Kosovë, në fund e tha një fjali ‘se nuk besoj se do të kalojë’. Gjithë këtë kërkesë e ka për agjendën e brendshme, për politikën e brendshme të cilën po e ndërton atje, për të ruajtur pushtetin e vet. As ai vet nuk është i bindur se kjo mund të ndodhë, sidomos jo në rrethana të këtilla. Rrethana në të cilat në veri të Kosovës kemi një destabilizim të situatës, ku Serbia shihet si një armik ku nga vet serbët, një pjesë e madhe e serbëve atje nuk po përjetojnë më si një shtet, i cili i mbron të drejtat e veta, por një shtet që po i fut frikën atyre. Pra nuk besoj se kjo është reale dhe nuk ka asnjë gjasë që kjo mund të ndodhë”, thekson Kamberi.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik shton se situatën në veri mund ta zgjidhin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin. Ajo çdo mëngjes ndez zjarre, në mbrëmje fton të gjithë mandej për t’i shuar zjarret. Brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Pra, një koncept politikë që duhet ndërprerë dhe fuqinë për të ndërprerë këtë aventurë të Serbisë, mendoj se e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian me krizën e vet identitare që e ka sot, me ndërskamcat e brendshme, me drejtën e Veto-s, qoftë edhe të Hungarisë apo Sllovakisë apo cilit do shtet tjetër, po e pamundëson vetveten që të jetë një faktor i cili mund të sjell paqe në ballkan”, përfundon Kamberi.

Serbët lokal në pikat kufitare në veri tash e dy javë kanë vendosur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. /kp/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result