Kameramani i televizionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut vdes nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kameramani shqiptar i punësuar në Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut (RTVM) mbrëmë ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.

Bëhet fjalë për Shenoll Ahmetin, i cili ishte infektuar me koronavirus gjatë javës së fundit, ndërsa ditë më parë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka përfunduar në respirator.

Lajmi është konfirmuar nga redaksia e programit të dytë TVM2 në gjuhën shqipe, duke bërë të ditur se kanë humbur kolegun e tyre.

Ky është rasti i tretë në Maqedoninë e Veriut që një punonjës i medias ka ndërruar jetë nga koronavirusi/INA.

Share This Article