Kamerat e sigurisë brenda autobusit filmojnë momentin kur bie në një liqen në Turqi – shpëtohen pasagjerët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda një autobusi, kanë kapur momentin kur shoferi humbi kontrollin mbi mjetin motorik dhe autobusi përfundoi në një liqen në Turqi.

Shoferi po përpiqej të hipte në traget para aksidentit, e si pasojë e kësaj tre pasagjerë janë dërguar në spital, por që për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Aksidenti ndodhi të enjten në portin detar Atabey në lindje të Turqisë.

Sipas mediave turke, banorët lokalë menjëherë kanë vrapuar për t’i dalë në ndihmë pasagjerëve dhe shoferit – duke thyer dritaret dhe i nxjerrë jashtë pasagjerët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë ekipe të zjarrfikësve, të cilët kryen operacionin e kërkim-shpëtimit.

Share This Article