Shkencëtarët kanë kapur pamje të rralla të balenave vrasëse dhe delfinëve me anët e bardha të Paqësorit duke gjuajtur së bashku pranë bregdetit të Kolumbisë Britanike, Kanada.
Pavarësisht emrit të tyre të zakonshëm “balenë vrasëse”, orkat janë në të vërtetë specia më e madhe e delfinëve.
Gjetjet, të botuara në revistën Nature Scientific Reports, janë prova e parë e regjistruar e bashkëpunimit të të dyve, sipas studiuesve.
Ata studiuan gjitarët duke përdorur dronë dhe kamera me etiketa për të kuptuar sjelljen e të ushqyerit.
“Jo vetëm që balenat vrasëse po orientoheshin drejt delfinëve në sipërfaqe, por kur delfinët filluan të zhyteshin, edhe balenat vrasëse të etiketuara nga ne fillonin të zhyteshin”, tha studiuesja kryesore, Dr. Sarah Fortune, nga Universiteti Dalhousie në Kanada.




