Kamerieri në Dhërmi arratiset me xhiron ditore, policia në ndjekje

albnews
By
1 Min Read

Një kamerier i punësuar në një bar restorant në Dhërmi ka marr leket e xhiros dhe është larguar me shpejtësi me një makinë Golf 5 të bardhë drejt Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës. Kamerieri është arratisur teksa policia e Vlorës ka nisur kontrollet për të. Disa postblloqe policore janë ngritur në të gjitha rrugët nga Dhërmiu drejt Vlorës për ndalimin e personit në fjalë.

Kanë qenë menaxherët dhe më pas pronarët e lokalit që e kanë denoncuar në polici këtë të fundit.

Share This Article