Një kamariere e pakënaqur me bakshishin e disa turistëve ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale për masën e duhur të parave që duhet të lihen për ‘shërbimin’.
Amerikania ankohej për një grup turistësh evropianë që i lanë vetëm $70 bakshish, dhe shumë njerëz shprehnin mendimet e tyre.
Punonjësja e restorantit në New York ka ndezur një debat të gjatë mbi kulturën e bakshishit.
Ajo ankohet se megjithse në Evropë mund të jetë ndryshe, në SHBA masa e bakshishit është 20 përqind, prandaj të lësh 10 përqind të shumës për të nuk është fare e mjaftueshme.
Ajo shprehte ‘zhgënjimin’ e saj në rrjetin X për bakshishin e lënë nga turistët që po vizitonin New York nga diku në Evropë:
“Ata mund të shijonin ushqime të lira si pica 99cent apo ‘hot-dog’ nga karrocat e rrugës, por nuk e bënë këtë sepse donin pjata prej $700”, shkruan kamarierja.
Në postim Madison shtonte se klientët ‘qëndruan disa orë në restorant’ derisa menaxheri i pyeti ‘nëse u pëlqeu shërbimi’ dhe ata thanë se ishin “shumë të kënaqur”.
Por megjithë pëlqimin e tyre lanë vetëm $70 bakshish.
“Menaxheri i shpjegoi se zakonisht njerëzit lënë 20% bakshish dhe ata thanë ‘mirë’ dhe ai u largua,” shkruante Madison.
Zhgënjimi i Madison bëri që shumë përdorues në rrjet të diskutonin nese bakshishi ishte i mjaftueshëm apo jo.
“Vetëm amerikanët ankohen për një bakshish $70,” shkruante një person, kurse një tjetër gjithashtu komentonte: “Kujdes se të pëlqen shumë vetja nëse shan njerëzit që të dhanë $70 se bëre vetëm punën tënde për të cilën paguhesh?”
Por Madison argumentonte se kamarierët në SHBA marrin shumicën e rrogës nga bakshishet. “Bakshishin duhet ta lësh gjithsesi”, shtonte vajza e pakënaqur.