Kamikazët sulmojnë xhaminë në Kabul, mes të vrarëve dhe imami

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sulm kamikaz ndaj një xhamie tronditi pasditen e së mërkurës kryeqytetin afgan të Kabulit, nga i cili mendohet se dhjetëra besimtarë humbën jetën.

Sulmi u regjistrua gjatë lutjes së mbrëmjes, në një kohë kur xhamia frekuentohej nga një numër i madh njerëzish.

Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje, ndërkohë që është e paqartë se sa kamikazë kanë vepruar në këtë sulm.

Nga raportimet e para flitet për të paktën 35 viktima dhe të plagosur, mes të cilëve 5 fëmijë të mitur dhe imami i xhamisë.

Është ende e paqartë se kush flihet pas këtij sulmi i cili vjen pas vrasjes me një shpërthim me bombë të një kleriku pro-taleban, një javë më parë.

Ekipet mjekësore deklarojnë se bilanci i viktimave mund të shtohet në orët në vijim pasi shumë prej të plagosurve kanë marrë plagë të rënda.

Share This Article