Kamioni përplas makinën, 6 të vdekur në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident me bilanc tragjik ndodhi paraditen e sotme në provincën Konya të Turqisë duke lënë gjashtë të vdekur dhe dy të lënduar.

Mediat turke raportojnë se një kamion i mbushur me plehra kimikë është përplasur me një minibus duke mos i dhënë asnjë shans udhëtarëve.

Gjashtë prej tyre ndërruan jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital.

Turqia njihet për rrugët e rrezikshme, ku vetëm pak ditë më parë ndodhi një tjetër aksident i ngjashëm me 9 viktima.

Kësaj radhe ishte një kamion që përplasi autobusin duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Share This Article