ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 2 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 3 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 3 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 3 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kampi Moria rrezikon të përfshihet nga virusi Corona

albnews by albnews
1 April, 2020
in Bota
0
Kampi Moria rrezikon të përfshihet nga virusi Corona
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vendet e BE po përpiqen të ngadalësojnë përhapjen e virusit Corona, e dhjetëra mijëra refugjatë kanë mbetur të ngujuar në Greqi. Mjekët paralajmërojnë katastrofën – për refugjatët dhe grekët.

Në kohën e virusit Corona, distanca fizike mes njerëzve mund të shpëtojë jetën. Për më shumë se 20.000 refugjatë në Moria të Greqisë kjo është e pamundur. Ata nuk kanë mundësi të mbajnë distancë mes vete. Kampi në Moria është menduar në fillim për 3000 persona, por me kalimin e kohës, numri është shtuar nga dita në ditë. Këtu janë vendosur tani refugjatë nga vende të ndryshme, në një hapësirë shumë të vogël dhe në kushte shumë të rënda për jetë. Shumica vijnë nga Afganistani, por ka edhe njerëz nga Siria dhe Afrika. Me qindra persona ndajnë vetëm një WC, më shumë se 1000 furnizohen nga i njëjti burim uji. Për larje të mirë duarsh nuk mund të bëhet as fjalë.

RelatedPosts

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Kushtet higjenike në Moria janë shumë të këqija. Një Iniciativë e mjekëve holandezë kërkon që ky kamp, si dhe kampet tjera të stërmbushura në Greqi, të evakuohen menjëherë. Vetëm kështu mund të shpëtohet një katastrofë e përmasave të mëdha. Më shumë se 5000 mjekë në mbarë Evropën i janë bashkuar ndërkohë kërkesës #SOSMoria në rrjetet sociale.

Shumë banorë të kampit kanë sëmundje të tjera

Griechenland Flüchtlingslager Moria | Coronavirus (Getty Images/AFP/M. Lagoutaris)

Steven van der Vijver dhe Sanne van der Kooij janë iniciatorë të kësaj thirrjeje. Ata të dy para pak kohësh kanë qenë në kampin Moria dhe kanë trajtuar pacientë. Van der Vijver, një mjek nga Amsterdami, është mësuar me kushte të rënda jete, sepse në karrierën e tij si mjek ka qenë në shumë rajone, ndër tjerash edhe në Kongo.

Kushtet në Greqi megjithatë i sheh si ekstreme të këqija. Pasojat e një shpërthimi të virusit Corona atje mund të jenë të paparamendueshme: “22.000 njerëz jetojnë në një hapësirë të vogël, gati secili mund të infektohet. Shumë prej tyre janë të sëmurë dhe kanë imunitet të dobtë. Atje bukvalisht mund të vdesin mijëra njerëz”, paralajmëron Van der Vijver.

Masa efektive për të mbrojtur këta njerëz nuk ka. Për të evituar përhapjen e virusit në këtë kamp, autoritetet greke kanë ndaluar që banorët e kampit të dalin gjatë natës jashtë kësaj hapësire. Në kamp ende nuk ka pasur asnjë rast të virusit Corona, bën të ditur Van der Vijver. Por është shumë e mundur që banorët e kampit, në momentin kur e shohin rrezikun, do të largohen me çdo mjet dhe do të shtrihen në mbarë ujdhesën. Ekziston rreziku real që në një situatë të këtillë të infektojnë edhe banorët lokalë të ujdhesës.

Pa kujdes mejkësor

Griechenland Lesbos Flüchtlingslager Moria-Elaionas (picture-alliance/ANE)

Qysh para përhapjes së Coronës në Evropë, gjendja në Moria ka qenë dramatike, njofton Sanne van der Kooij. Ajo dhe mjekët tjerë nuk kanë pasur kushte optimale për trajtimin e pacientëve në këtë kamp. Kjo është një gjendje shumë ekstreme, pohon kjo gjinekologe. Trajtohen vetëm pacientët në gjendje emergjente. Ajo ka parë edhe plagë të hapura, plagë të shkaktuara nga zjarri, gjatë përgatitjeve të ushqimeve në kushte shumë të rënda. Ka parë edhe plagë të shkaktuara me armë të ndryshme, si pasojë e konflikteve dhe përleshjeve në kamp. Në Moria ka shumë njerëz me pasoja të rënda psikike.

“Mund të shohësh fëmijë, të cilët si pasojë e traumave nuk flasin fare, gra të traumatizuara që nuk mund të kujdesen për fëmijët dhe të rinj që përpiqen të bëjnë vetëvrasje”, thotë Van der Kooij.

Ajo si mjeke është betuar se do të bëjë të gjitha për të shpëtuar jetë njerëzish. Ndaj ka vendosur të publikojë këto të dhëna alarmante. Vendet e BE kanë premtuar se do të marrin refugjatët në gjendje tepër të rëndë dhe të ndihmojnë ata. “Ato e kanë shkelur premtimin”, pohon holandezja.

Frikësimet në kufi

Eurodeputeti ekologjist Erik Marquardt ka qenë në Moria. Ai thotë se gjendja ka një lloj sistemi, sepse qëllimi i disa udhëheqësve është që kjo gjendje e rëndë të jetë si një lloj mësimi për refugjatët tjerë që të mos nisen nga Turqia për në Greqi. Pandemia Corona nuk ka ndryshuar gjendjen aspak, thotë Marquardt. Njerëzit që duan të frikësojnë të tjerët që të mos vijnë, janë pajtuar me mundësinë që atje të ketë edhe shumë të vdekur, sepse duan të vazhdojnë këtë strategji. Eurodeputeti gjerman thotë se deri tani ka munguar vullneti politik për ndryshimin e gjendjes. E ai beson se “mund të evitohet që të mos infektohen me dhjetëra mijëra njerëz brenda një kohe shumë të shkurtër”.

Evakuimi i mundshëm

Griechenland Flüchtlingslager Moria | Coronavirus (Reuters/E. Marcou)

Ai propozon që refugjatët nga atje të evakuohen me anije dhe të futen në karantinë në vendet tjera. Që tani është e qartë se turizmi këtë vit do të ketë probleme, ndaj është e mundur që këta refugjatë të vendosen edhe nëpër hotele. Ndërkohë që vend ka edhe në vendet tjera. “Në Gjermani ka për momentin 25.000 vende të lira që mund të shfrytëzohen. Duhet të përdorim të gjitha mundësitë.”

Shumëkush e sheh Morian si një simbol të politikës së dështuar evropiane ndaj refugjatëve. Kampe të ngjashme si ai në Moria ka edhe në Myanmar, në Idlib të Sirisë apo në Gazë. Por Steven van der Vijver pohon se ka edhe një dallim. “Kampi Moria është në territorin e Evropës dhe ne jemi ata që duhet të kujdesemi për këtë kamp që e kemi hapur vetë.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result