ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 1 minute ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 2 minutes ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 6 minutes ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 9 minutes ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 11 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

“Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri”, spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos

albnews by albnews
18 November, 2023
in Show - Biz
0
“Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri”, spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka pushtuar faqet e para të mediave botërore, pasi bëhet fjalë për herën e dytë në histori që kuqezinjtë shkojnë në një turne madhor, por sidomos për faktin se po shkon atje si kryesuese grupi. Dhe kjo arritje e rëndësishme për futbollin tonë ka një arkitekt, brazilianin Silvinjo, puna e të cilit padyshim vlerësohet nga tifozët dhe specialistët në vendin tonë, por po bën bujë edhe në skenën ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze sportive spanjolle ”AS” i ka kushtuar një artikull trajnerit të kuqeznjve, duke kujtuar rrugëtimin e tij derisa erdhi në drejtimin e Shqipërisë, por edhe punën që ka bërë këtu përkrah Zabaleta e Doriva.

RelatedPosts

A mendoi vërtet Partia Laburiste se ishte ide e mirë të linte Farage-in të rrëmbente titujt kryesorë të verës?

Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Filmat që lënë gjurmë, trashëgimia e pavdekshme e Dhimitër Anagnostit

“Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri, mrekullia e re e Silvinjos”, titullohet artikulli në fjalë i “AS’ që përshkruan eksperiencën kuqezi të tijën nëpërmjet fjalëve dhe shpjegimeve të video–analistit të Kombëtares, Alariko Rosi.

“Zabaleta dhe Silvinjo ishin mbrojtës dhe Doriva një pitbull i mesfushës. Ata kërkojnë shumë vëmendje në fazën mbrojtëse që më pas të ndërtojnë duke pasur mbajtjen e topit. Kërkohet shumë ekuilibri, sakrifica… ekipi është shumë i disiplinuar. Sakrifica e lojtarëve është shumë e rëndësishme dhe e madhe, por luajnë me shumë zemër dhe rezultatet janë shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai arsyet e këtij kualifikimi historik.

“Silvinjo është një trajner i pabesueshëm. Shumë detajist. Ka një super shkollë pasi ka punuar me Guardiolën, Venger, Mançinin, Rajkard… Ai ishte një lojtar i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve. Doriva fitoi “Toyota Cup” në vitin 1993 në San Paolo kundër Milanit me Tele Santana. Më pas, ai dhe Silvinjo kishin trajnerë Karlos Alberto Parreira dhe Mario Zagallo në Brazil.

Zabaleta gjithashtu ishte me Guardiolën e më pas me Pelegrinin apo Mançinin. Pablo gjithashtu ka luajtur për Maradonën në kombëtare. Me përjashtim të Murinjos, kanë punuar me më të mirët. Është një përzierje e pabeseshme”, tha ndër të tjera ai në këtë artikull që i kushtohej suksesit kuqezi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result