Kampionati turk ‘flet shqip’, Eduart Rroca gol dhe asist! Çekiçi pasim me vlerë, shënon dhe Bardhi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TURQI – Legjionarët kuqezi kanë bërë mirë në kampionatin turk, duke shënuar dhe asistuar. Istanbulspor humbi 2-4 kundër Pendikspor në Superligën turke, me skuadrën e Endri Çekiçit që doli fitues kundër Eduart Rrocës me shokë.

Paccka se Rroca shënoi golin e dytë për të tijtë dhe asistoi, ishte CCekicci që doli fitues, duke asistuar në golin e dytë të Pendikspor.

Nga ana tjetër, në Ligën e Parë Keçiorengyçy arriti një fitore të çmendur në kampionat përballë Corum me rezultatin 2-3. Pjesa e parë foli për vendasin, që udhëhiqnin me dy gola, por në të dytën ishte koha e Jurgen Bardhit.

Në minutën e 81 Bardhi realizoi një penallti dhe t’i jepte tri pikë me vlerë Keçiorengyçysë në luftën për t’u ngjitur në Superligën turke.

Share This Article