Kampionët nuk dorëzohen, City-Real vendoset në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Supersfida e parë gjysmëfinale e Champions League mes kampionëve në fuqi të Real Madrid dhe Manchester City-t në Spanjë është mbyllur në barazim 1-1.

Ndeshja nisi me Manchester City-n që mori menjëherë kontrollin e topit dhe të fushës, ndërsa Reali i Ancelotti-t u mundua të ishte sa më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, ndërsa tentoi sulmin me treshen Benzema, Vinicius e Rodrygo

Ishte pikërisht braziliani Vinicius ai që realizoi një gol fantastik në minutën 36 me një goditje të fuqishme nga distanca.

Ndeshja vijoi e njëjtë me anglezët që tentuan golin e barazimit, të cilën e realizuan në pjesën e dytë me belgun De Bruyne.

Në fundin e ndeshjes, Reali u zgjua dhe tentoi të gjente golin e fitores, por gjithçka u mbyll dhe tashmë ekipi finalist do të mësohet në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme.

Mbrëmjen e së mërkurës do të luhet edhe ndeshja e parë e gjysmëfinales tjetër, Milan-Inter.

Share This Article