Kanabis “xhelatinë” nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shape”, në kuadër të goditjeve të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me një vlerë të përllogaritur rreth 10 mijë euro. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Në pranga u vu shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër, i cili u kap nga shërbimet e Policisë në rrugën “5 Maji”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të riut dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, gjetën dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. (

Share This Article