ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme 13 hours ago
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut 13 hours ago
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë 14 hours ago
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë 14 hours ago
WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve 14 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Kanabisi mjekësor”/ Zbardhet projektligji; si do merret licenca, si do kontrollohet dhe sa lejohet të mbillet

albnews by albnews
18 June, 2023
in Shqiperia
0
“Kanabisi mjekësor”/ Zbardhet projektligji; si do merret licenca, si do kontrollohet dhe sa lejohet të mbillet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas inicimit të qeverisë për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, ka dalë në dritë edhe projektligji që parashikon procedurën ligjore për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Në projektligjin që parashikon legalizimin e kabanisit janë paraqitur kushtet për të marrë licencën, kontrolli dhe sipërfaqja e lejuar për të ushtruar këtë veprimtari në mënyrë që lënda narkotike të përdoret për qëllime mjekësore.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Përveç ngritjes së Agjencisë Kombëtare për kontrollin e kanabisit që do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë parashikohen edhe kushtet e dhënies së licencës dhe lejeve për subjektet e interesuara. Në projektligj parashikohet gjithashtu se licenca do të lëshohet për një periudhë 15-vjeçare me të drejtë rinovimi.

“Licenca jepet për një ose disa veprimtari, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni, për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi me kërkesë për secilin nga aktivitetet dhe bazuar në procedurën përzgjedhëse të organizuar nga Agjencia.

Formati i licencës për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e cannabis-it për qëllime mjekësore miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë”, thuhet në projektligj.

Në projektligj përcakohet edhe sipërfaqja që lejohet për të ushtruar aktivitetin e kanabisit për qëllime mjekësore.

“Licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e mëdhe se 10 hektarë”, shkruhet më tej në projektligj.

Në projektligj parashikohet edhe ngritja e Komisionit të Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet e ndryshme për të ushtruar veprimtarinë e kanabisit për qëllime mjekësore.

Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhëse të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit dhe sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

Për t’u pajisur me licencë parashikohen disa kritere duke nisur së pari që kompania të ketë eksperiencë 3-vjeçare në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit.

“Të ketë eksperiencë 3-vjeçare në të paktën 3 nga aktivitetet kryesore, si prodhimi, kultivimi dhe qarkullimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore; Subjekti ose një aksionar i tij, i cili zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë, duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së cannabis-it në një nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të paktën 5 vite; të jetë zotërues i praktikave të mira të prodhimit, të lëshuar nga Agjencia Evropiane e Barnave ose Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat për të paktën 3 vite; të ketë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 000 000 (njëqind milionë) lekë”, shpjegohet në projektligj.

Por për t’u pajisur me licencë, subjekti, administratori, anëtarët e organeve drejtuese, ortakët apo aksionarët nuk duhet të jenë në ndjekje penale apo në në gjykim për ndonjë vepër penale.

Në raste shkeljesh do të ketë edhe penalitetet që janë gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Mes kritereve për të aplikuar për licencë është vetëdeklarimi për punësimin për të paktën 10 persona për çdo njësi, 2 prej të cilëve duhet të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë, me përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fushën përkatëse.

Subjektet duhet të bëjnë një vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se 10,000,000 lekë.

Gjithashtu Subjektet duhet të paraqesin garanci bankare në masën 10% të vlerës së investimit, si edhe të paraqesin vetëdeklarim se do të plotësojë të gjitha kërkesat për gjurmueshmërinë, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë mund të pezullojë licencën nëse subjekti “nuk zbaton legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore të nxjerra për ushtrimin e aktiviteteve, për të cilat është licencuar;  shkel kushtet e licencës; nuk paraqitet brenda afatit të caktuar për ndryshimin e të dhënave të licencës;  shkel në mënyrë të përsëritur kushtet e licencës;  shkel në mënyrë të përsëritur legjislacionin në fuqi për ushtrimin e aktiviteteve, për të cilat është licencuar;  kërkon shfuqizimin e licencës;  nuk fillon zhvillimin e aktivitetit brenda një afati prej 12 muajsh nga miratimi i licencës; e ka marrë licencën nëpërmjet mashtrimit; deklarohet i falimentuar dhe nuk është i aftë të kryejë detyrimet, sipas kushteve të kësaj licence; me mbarimin e personit juridik, mbajtës i licencës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

19 November, 2025
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

19 November, 2025
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

19 November, 2025
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result