Ditën e diel, në kryeqytetin e Kanadasë, në Ottawa, u promovua dega e Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze. Presidenti i saj, Naser Berisha ftoi aktivistë, shqiptarë të komunitet, diplomatë, dhe biznesmenë të provincave të Ontarios e Quebec në themelimin e degës.
Biznese të ngritura prej fillimit të emigracionit të komunitetit shqiptar të vendosur në Kanada, sipërmarrës të kompanive të ndryshme morën pjesë për të prezantuar edhe profilet e tyre si dhe për të ofruar bashkëpunimin me një shtrirje me të gjerë se vetëm një provincë.
Pas identifikimit të qëllimeve, promovimit në rrjet të biznesit, u pa me rëndësi edhe zhvillimi i strategjisë që nxit bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e rrjetit të biznesit.
Ndër përfitimet e regjistrimit të biznesit shqiptar pranë Rrjetit:
Ngritja e partneriteteve: Bashkëpunimi midis biznesit shqiptar dhe kanadez mund të krijojë mundësi të reja për zhvillim të biznesit dhe të ngritjes së partneriteteve afatgjata midis dy vendeve.
Përfitimet e investimeve: Kanada është një nga vendet më të investuara në botë dhe ka një rrugëtim të qartë në mbështetjen e investitorëve të huaj. Bizneset shqiptare mund të përfitojnë nga këto investime dhe të zhvillojnë marrëdhënie më të forta ekonomike me Kanadanë.
Ndryshimi i klimës së biznesit: Në kohën kur Shqipëria po bën përpjekje të rëndësishme për të rritur integrimin e saj në tregjet ndërkombëtare, bashkëpunimi me një vend si Kanada mund të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të nxitë përparimin ekonomik.
Ngritja e standardit të cilësisë: Kanada ka një reputacion të mirë për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të saj. Bashkëpunimi me biznese kanadeze mund të ndihmojë bizneset shqiptare të ngritin standardin e cilësisë së tyre dhe të ofrojnë produkte dhe shërbime më të mira për klientët e tyre.
Ndikimi pozitiv në shoqëri: Bashkëpunimi midis biznesit shqiptar dhe kanadez mund të ndikojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe të nxitë zhvillimin ekonomik dhe social në të dyja vendet.
Përgatiti: Blerina Ruka