ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 5 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 5 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 5 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Kanada vlerëson Arben Meksin me çmimin e ekselencës, mes 470 karikaturave ndërkombëtare

albnews by albnews
12 May, 2023
in Diaspora
0
Kanada vlerëson Arben Meksin me çmimin e ekselencës, mes 470 karikaturave ndërkombëtare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Arben Meksi vlerësohet me çmim ekselence në konkursin botëror të karikaturës për ‘Lirinë e shtypit’ të mbajtur në Kanada me pjesëmarrjen e 62 shteteve. Artisti nga Vlora, rrëfen zhanrin artistik në zbehje dhe ëndrrën e tij për të pasur në Lungomare hapësirë për vepra publike, edhe me karikaturë në skulpturë

Karikaturisti i njohur shqiptar Arben Meksi, ka triumfuar në një konkurs ndërkombëtar që është mbajtur në Kanada, ku janë prezantuar 470 punime të 62 artistëve nga vende të ndryshme të botës.

Tema ishte “Liria e shtypit në botë” dhe punimi i Arben Meksit, të cilin e shikoni dhe në foto, ka fituar çmimin e “Ekselencës”. Konkursi ndërkombëtar për karikaturat zhvillohet çdo vit në Kanada, prej vitit 2000, dhe është nga më të rëndësishmit në botë.

RelatedPosts

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Ky çmim i marrë nga Meksi, është i dyti për Karikaturën shqiptare në një vend si Kanadaja, pas atij që ka marrë karikaturisti dhe piktori i njohur Ilir Pojani, vite më parë.

Punimi fitues i Arben Meksit u vlerësua jo vetëm për mesazhin dhe metaforën e goditur që përcillte, por edhe për realizimin artistik të saj. Çmimet janë shpallur nga një juri profesioniste më datë 3 Maj 2023.

“Ishte një çmim i rëndësishëm për karikaturën shqiptare, njëkohësisht edhe për mua si autor. Ishte i rëndësishëm për faktin se zhvillohet në një vend si Kanadaja, ku kërkesa për artin dhe cilësinë e tij është shumë e lartë, dhe sepse trajtonte një temë universale për të cilën është e shqetësuar gjithë bota”, shprehet arkitekti dhe karikaturisti Arben Meksi.

Vlerësimi i Meksit në këtë garë botërore, rikonfirmon edhe një herë artistët vendas si kompetitiv në rang botëror, edhe pse zhanri i karikaturës në Shqipëri vjen në zbehje. E megjithatë për rivitalizimin e këtij arti, jo thjesht në telajo por edhe në hapësira publike përmes skulpturës, artisti nga Vlora e ka një ëndërr që lidhet me qytetin e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result