Kanadaja bën thirrje për hapjen e një korridori humanitar në Gaza 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, bëri thirrje për hapjen e një korridori humanitar në mënyrë që ndihmat të arrijnë në Rripin e Gazës, i cili është nën bllokadë izraelite dhe është ndërprerë qasja në shërbimet bazë.

Sipas CBC News, Trudeau në fjalimin e tij në Dhomën e Komunave tha se janë “thellësisht të shqetësuar për krizën e tmerrshme dhe të përkeqësuar humanitare” në Gaza. Ai tha se urdhër që ndihma humanitare të arrijë tek civilët në Gaza, raporton agjencia e lajmeve turke Anadoly

Trudeau bëri thirrje për krijimin e një korridori humanitar në mënyrë që ndihmat të mund të arrijnë në Rripin e Gazës pa asnjë pengesë. Ai theksoi se “edhe lufta ka rregulla dhe ligji ndërkombëtar duhet të respektohet në Gaza”.

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Melanie Joly tha se “Ndërsa ka një krizë në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Izrael, situata e sigurisë në rajon është bërë shumë e paqëndrueshme”. Ajo këshilloi qytetarët e Kanadasë që jetojnë në Liban të largohen nga vendi.

Share This Article