Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin e Kinës, John McCallum.
Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i bëri ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit Huawei të Kinës.
Kryeministri Trudeau thanë një njoftim se ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera.
Ndalimi zyrtares së lartë Meng Wanzhou, me kërkese të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë.
Meng akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për shamngie të sanksioneve ndaj Iranit. Akuzat u mohuan nga kompania Huawei.