Kanadaja mposht Finlandën në hokej në akull

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tjetër fitore të lehtë ka shënuar Kanadaja në konkurrencën e femrave.

Katër herë fituesi i Olimpiadës, fitoi me rezultat të thellë përballë Finlandës, 11:1, në hokej në akull.

Në gjashtë gara të Lojërave Olimpike Dimërore në konkurrencën e femrave, Kanadaja ka shkuar deri në finale në po aq raste. Tre herë ka fituar përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në finale, ndërsa dy herë ka humbur nga shteti fqinj.

Suedia është përfaqësuesja tjetër e vetme që shkoi deri në finale, por u mposht nga Kanadaja në Lojërat Olimpike Dimërore “Torino 2006”.

Share This Article