Kanadaja për herë të parë ka një indigjen si guvernator të përgjithshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri kanadez, Justin Truedau e ka emëruar Mary Simonin si guvernator të përgjithshme, personin e parë indigjen që mban këtë post.

Ish-diplomatja dhe mbrojtësja e të drejtave Inuit do të përfaqësojë kreun e shtetit të Kanadasë, Mbretëreshën Elizabeth II-të.

Njoftimi vjen gati gjashtë muaj pasi ish-guvernatorja e përgjithshme, Julie Payette, dha dorëheqjen mes akuzave për ngacmim.

Ndërsa roli është kryesisht ceremonial, guvernatori i përgjithshëm kryeson detyra të rëndësishme shtetërore.

Emërimi i Simonin pason pas zbulimit të varreve pa emra në konviktet e nxënësve indigjen. Këto shkolla me konvikte të financuara nga qeveria ishin pjesë e politikës për të provuar asimilimin e fëmijëve autoktonë dhe zhdukjen e kulturës dhe gjuhës indigjene.

Share This Article