Kanadaja përfshihet nga një i ftohtë ekstrem

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një valë ekstreme e të ftohtit ka goditur Kanadanë, duke shënuar temperatura rekord të ulëta që kanë mbërthyer qytete të tëra në një acar të pashembullt.

Alarmi për të ftohtin ekstrem është lëshuar në një numër lokacione, përfshirë qytetin e Saskatunit.

Qendra meteorologjike në Kanada ka paralajmëruar se acari do të zgjasë disa ditë, si pasojë e presionit të ajrit të ftohtë në disa pjesë të perëndimit të vendit.

Agjencia qeveritare e meteorologjisë ka raportuar se temperatura më e ulët në të gjithë vendin është shënuar të dielën në Rabbit Kettle, minus 50 gradë celsius. Kjo agjenci ka raportuar se alarmet për të ftohtin ekstrem lëshohen kur temperaturat e ulëta apo erërat e ftohta krijojnë rrezik të theksueshëm për shëndetin, si ngrica dhe hipotermi.

Share This Article