Kanadaja thotë se armët që i janë dhënë Ukrainës mund të përdoren në territorin rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti i Mbrojtjes Nacionale të Kanadasë, ka njoftuar se Ukraina është e lirë të përdor armët e dhuruara kanadeze në territorin rus.

“Ukrainasit e dinë mënyrën më të mirë për të mbrojtur vendin e tyre, dhe jemi të përkushtuar të mbështesim aftësitë e tyre”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Andree-Anne Poulin, transmeton Telegrafi.

Ky vendim vjen pas publikimit të një video  të fundit ku shihen autoblindat kanadeze që i janë dhuruar Ukrainës, duke kaluar në territorin rus.

“Kanadaja nuk bënë kufizime gjeografike, kur bëhet fjalë për përdorimin e pajisjeve ushtarake që i janë dhuruar Ukrainës”, shtoi Poulin.

Kanadaja i ka dhuruar Ukrainës 4.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ku përfshihen tanke, dronë, artileri kundërajrore, municion, raketa dhe autoblinda.

Share This Article