ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës 5 hours ago
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh 5 hours ago
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa? 5 hours ago
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kancelari gjerman urdhëron pezullimin e projektit ‘Nord Stream II’

albnews by albnews
22 February, 2022
in Bota
0
Kancelari gjerman urdhëron pezullimin e projektit ‘Nord Stream II’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit kontrovers, Rrjedha Veriore 2, pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë.

Ky projekt synon dërgimin e gazit rus në Gjermani.

RelatedPosts

Miliarderi zviceran bën thirrje për taksa më të larta për super të pasurit

Si ndryshojnë pagat e të huajve në Zvicër në varësi të llojit të lejes

Tragjike/ Gjendet i pajetë tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence. Shtëpia si skenë filmi, plot me episode dhune

Scholz u ka thënë gazetarëve më 22 shkurt se ia ka kërkuar të pezullohet procesi i rishikimit të projektit nga një rregullator gjerman.

Projekti kap vlerën e 11 miliardë dollarëve.

“Kjo tingëllon teknike, mirëpo është hap i nevojshëm administrativ, ashtu që të mos ketë certifikim të gazsjellësit, dhe pa certifikim Rrjedha Veriore 2 nuk mund të funksionalizohet”, ka thënë ai.

Ende nuk është bërë e qartë sa do të pezullohet ky proces.

Perëndimi përgatit sanksione të reja kundër Moskës
Puna për ndërtim të gazsjellësit ka përfunduar, mirëpo ende nuk ka nisur punën, meqë është në pritje të certifikimit.

Pas njoftimit të kancelarit Scholz për gazsjellësin rus, nga Komisioni Evropian thanë se kjo nuk do të ndikojë në furnizimet me energji në Evropë, pasi që ky gazsjellës nuk ishte funksionalizuar.

“Rrjedha Veriore 2 ende nuk është funksional, nuk furnizon me energji Evropën. Nuk është burim tjetër i energjisë, është një tjetër gazsjellës ekzistues për furnizim…. Nuk ka ndryshim në situatën aktuale”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ky projekt është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, të cilat kanë thënë se përmes tij mund të rritet varësia e Evropës në furnizimet ruse të energjisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Uashingtoni po ashtu ka thënë se ky projekt do t’i shkaktojë dëme ekonomike Ukrainës, duke ia mundësuar Moskës që të bart gazin përreth Ukrainës dhe në këtë mënyrë ky shtet humb miliarda dollarë në tarifa të transitit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nëse Rusia pushton Ukrainën, “atëherë nuk do të ketë Rrjedhë Veriore 2. Ju premtoj, do t’i japim fund”.

Në disa komente të bëra më 22 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar që të anulohet ky projekt, pasi Rusia ka njohur dy rajone separatiste të Ukrainës të tij si shtete të pavarura dhe ka dërguar trupa ruse atje.

Zelenskyi ka thënë se Rusia duhet të ndëshkohet për këto veprime me “sanksione të menjëhershme” që përfshijnë edhe “ndaljen totale të Rrjedhës Veriore 2”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 December, 2025
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

1 December, 2025
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

1 December, 2025
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result