Gazetari dhe publicisti gjerman, Ralph Bollmann thotë se vendosi të shkruajë biografinë e kancelares Angela Merkel kur ndjeu se kancelarja do të hynte në histori.
Dhe sot, ai është i bindur.
“Po, ia vlente”, përgjigjet ai në një intervistë duke mbajtur në duar një libër prej 800 faqesh, me foton e kancelares duke qeshur.
“Merkel doli në fushë si kancelare e ndryshimit, por mund të themi se luajti rolin e kancelares konservatore. Ajo nuk e reformoi vendin, por do të mbahet mend sepse ka arritur të garantojë stabilitetin dhe për të mbajtur Gjermaninë dhe Evropën së bashku në momente shumë të vështira”, theksoi Bollmann.
“Pas saj, stabiliteti i politikës gjermane është në rrezik, veçanërisht nëse partia e saj CDU do të pësojë rënie si një parti e madhe popullore kombëtare”, shkruan ndërkohë gazeta ”Frankfurter Allgemeine am Sonntag” në analizën e saj.
”Dua të tregoj jetën dhe punën politike të udhëheqëses që e ktheu Gjermaninë në qendër të interesit global duke mbajtur pushtetin në mënyrë taktike, por pa tradhtuar kurrë disa besime themelore”, shton Bollmann.
“Më kërkuan të shkruaj një bio klasike në 2014, por nuk më kishte emocionuar. Pastaj një ditë, ishte viti 2015, ndërsa Merkel kishte një takim me Putinin në Minsk për Ukrainën, dhe menjëherë po atë ditë, ajo udhëtoi drejt në Bruksel për t’u marrë me dosjen greke. Në atë moment ndryshova mendje dhe vendosa të shkruaj librin”, thotë ai.
Libri rindërton trajnimin në Gjermaninë Lindore dhe më pas të gjithë krizat me të cilat përballet Merkel, ato financiare, ekonomike, me refugjatët, Ukrainën e deri tek pandemia.
“Deri në G20 2011 në Kanë, partnerët evropianë nuk e kishin kuptuar ende se sa në presion ishte Merkel, kur ajo papritmas shpërtheu në lot para të gjithëve”, thotë Bollmann, duke kujtuar episodin.
Ishin muajt në të cilën Merkel po e ushtronte me presion mbi koncesionet për shpëtimin e euros, ku në Kanë ishte edhe Barack Obama.
Në mandatin e fundit, Merkel është bërë një udhëheqëse me një peshë globale.
Obama deklaroi për të se ”Merkel do të ishte udhëheqësja e fundit e Perëndimit të lirë. Dhe unë mendoj se ajo pak gjithashtu besonte në të”.
“Përgjegjësia e udhëheqjes, në vitet e Trump, të Brexit, të kontrasteve gjithnjë e më shumë të forta me Putinin, u bë gjithnjë e më i madh. Më fund nuk ka asgjë në të vërtetë misterioze”, përgjigjet autori.
“Elemente të tjera do të shfaqen, por nuk mendoj se do të ndryshojnë imazhin e Angela Merkelit”, shtoi Bollmann.