ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 5 hours ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 5 hours ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kandidatët për kancelar/ Mes krizash dhe sfidash, gjermanët zgjedhin sot qeverinë e re

albnews by albnews
23 February, 2025
in Bota
0
Kandidatët për kancelar/ Mes krizash dhe sfidash, gjermanët zgjedhin sot qeverinë e re
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjermanët votojnë sot për të zgjedhur një parlament të ri, që do të përcaktojë se si do të udhëhiqet vendi në katër vjetët e ardhshëm. Ekonomia më e madhe e Evropës është vendi më i populluar i BE-së – me 27 vende anëtare gjithsej – dhe një nga anëtarët kryesorë të NATO-s.

Gjithashtu, është furnizuesja e dytë më e madhe e Ukrainës me armë, pas Shteteve të Bashkuara.

RelatedPosts

SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

Detajet e reja tronditëse nga ‘Sniper Safari’ në Bosnjë

Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit

Qeveria e ardhshme e Gjermanisë do të jetë në qendër të përgjigjes së Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

Çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve?      

Vendvotimet hapen në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 18:00.

Gjermanët mund të votojnë edhe me postë, por fletëvotimet e tyre duhet të mbërrijnë deri në kohën kur qendrat e votimit të mbyllen në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të numërohen.

Menjëherë pas përfundimit të votimit do të dalin exit poll-et e para dhe do të nisë numërimi i votave.

Tabloja e përgjithshme e rezultateve duhet të jetë e qartë shumë shpejt.

Rezultati përfundimtar zyrtar, ndërkaq, pritet të hënën herët.

Kush janë garuesit?

Për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë konkurrojnë katër kandidatë: kancelari aktual, Olaf Scholz, nga Social-Demokratët e qendrës së majtë; Friedrich Merz, kandidat i partisë kryesore konservatore, Unioni Demokristian; zëvendëskancelari aktual, Robert Habeck, nga Të Gjelbrit, dhe Alice Ëeidel e partisë së ekstremit të djathtë, Aleternativa për Gjermaninë (AfD).

Sondazhet parazgjedhore e nxjerrin Unionin e Merzit në krye, me rreth 30 për qind të votave, ndërsa AfD-në të dytën me rreth 20 për qind. Social-Demokratët e Scholzit dhe Të Gjelbrit e Habeckut janë më mbrapa.

Merz është favorit për ta zëvendësuar Scholzin si kancelar, por nuk është ende e qartë se cilat koalicione qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve.

Se sa lehtë do të jetë të formohet qeveria e re, do të mund të varet pjesërisht edhe nga numri i partive në parlamentin e ri.

Të gjitha partitë kryesore thonë se nuk do të punojnë me AfD-në.

Kush dhe për çfarë voton?

Së paku 59.2 milionë njerëz nga 84 milionë sa ka Gjermania gjithsej, kanë të drejtë të votojnë për Bundestagun e ri, ose Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Pastaj, është Bundestagu me 630 anëtarë ai që do të zgjedhë kancelarin e ardhshëm.

Në fletëvotim janë 29 parti, por gjasat janë që pesë deri në tetë prej tyre të marrin vota të mjaftueshme për të fituar ulëse në parlament.

Në shumicën e rasteve, partitë duhet të fitojnë së paku 5% të votave për të siguruar një numër ulësesh.

Çfarë ndodh pas mbylljes së qendrave të votimit?

Sistemi zgjedhor i Gjermanisë rrallëherë i jep ndonjë partie shumicën absolute dhe sondazhet e opinionit sugjerojnë se, kësaj here, asnjë parti nuk është as afër asaj.

Vendi nuk ka traditë të qeverive të pakicave në nivel kombëtar, që do të thotë se dy ose më shumë parti – me shumë gjasa – do të hyjnë në koalicion.

Nuk ka asnjë arbitër formal për procesin e formimit të qeverisë së re dhe nuk ka as afat të caktuar kohor.

Palët zhvillojnë bisedime për të përcaktuar se me kë kanë gjuhë më të përbashkët dhe një kombinim i partive, më pas, kalon në bisedime formale për koalicionin.

Këto negociata, zakonisht, prodhojnë një marrëveshje të detajuar koalicioni, që i përcakton planet e qeverisë së re.

Marrëveshja, pastaj, ka nevojë për miratimin e së paku konventave të partive të përfshira. Disa parti mund të zgjedhin që ta vendosin atë në një fletëvotim para të gjithë anëtarëve.

Pasi të përfundojë ky proces, Bundestagu mund të zgjedhë kancelarin e ri.

Një qeveri e fortë gjermane do të ishte e rëndësishme për përgjigjen e Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, ndaj trazirave në Ukrainë dhe gjetkë.

Gjermania dhe Franca fqinje kanë qenë tradicionalisht motori i BE-së, por të dyja janë konsumuar nga paqëndrueshmëria e brendshme politike në muajt e fundit.

Zgjedhjet në Gjermani mbahen shtatë muaj më herët seç ka qenë e planifikuar, sepse koalicioni tripartiak i Scholzit ka rënë në nëntor, për shkak të mospajtimeve për rigjallërimin e ekonomisë, e cila është tkurrur gjatë dy vjetëve të fundit.

Një nga detyrat më urgjente të qeverisë së re do të jetë gjetja e një përgjigjeje koherente ndaj këtij problemi.

Një sfidë tjetër do të jetë reduktimi i mëtejshëm i migrimit të parregullt, i cili ka qenë ndër çështjet kryesore në fushatë.

Merz ka thënë se shpreson të formojë një qeveri të re deri në mes të prillit, nëse fiton.

Qeveria në largim e Scholzit do të qëndrojë në detyrë derisa Bundestagu ta zgjedhë kancelarin e ri.

Çfarë sfidash priten?

Një qeveri e fortë gjermane do të ishte e rëndësishme për përgjigjen e Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, ndaj trazirave në Ukrainë dhe gjetkë.

Gjermania dhe Franca fqinje kanë qenë tradicionalisht motori i BE-së, por të dyja janë konsumuar nga paqëndrueshmëria e brendshme politike në muajt e fundit.

Zgjedhjet në Gjermani mbahen shtatë muaj më herët seç ka qenë e planifikuar, sepse koalicioni tripartiak i Scholzit ka rënë në nëntor, për shkak të mospajtimeve për rigjallërimin e ekonomisë, e cila është tkurrur gjatë dy vjetëve të fundit.

Një nga detyrat më urgjente të qeverisë së re do të jetë gjetja e një përgjigjeje koherente ndaj këtij problemi.

Një sfidë tjetër do të jetë reduktimi i mëtejshëm i migrimit të parregullt, i cili ka qenë ndër çështjet kryesore në fushatë.

Merz ka thënë se shpreson të formojë një qeveri të re deri në mes të prillit, nëse fiton.

Qeveria në largim e Scholzit do të qëndrojë në detyrë derisa Bundestagu ta zgjedhë kancelarin e ri. /REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result