Kandidati Cara prezanton pikat kryesore të programit elektoral për zhvillimin e Durrësit në 4 vitet e ardhshme (VIDEO)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka prezatuar disa nga pikat më kryesore të programit të tij elektoral.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale teksa liston pikat kryesore, Cara shprehet se programi i tij “Durrësi 2023-2027” është shumë më i gjërë dhe kërkon votën e durrsakëve për ta ndryshuar qytetin në 4 vitet e ardhshme.

“Si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme. Brenda 2 viteve mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë. Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje. Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet. Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve. Aktivizojmë industrinë lokale të riciklimit. Ulim taksat dhe tarifat vendore. Për të rinjtë një zonë rekreative në afërsi të stadiumit. Për më të vegjëlit kënde lojërash dhe parqe të gjelbëruara kudo në qytet. Brenda mandatit qëndër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit tanë. Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë. Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit. Tregjet të rinj bujqësor në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit. Mbështetje të turizmit komunitar përmes brendimit. Përplimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale. Në programin tim Durrësi 2023-2027 përcakton dhe sfida të tjera të përbashkëta. Së bashku mund t’ja dalim sepse qyteti je ti”, thotë Igli Cara.

Share This Article