Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu merr mbështetje në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-eurodeputetja Emma Bonino, kryetare e +Evropa ka thënë se nuk përbën ndonjë habi mbështetja që i kanë dhënë kandidatit për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, i cili është me profesion filantrop dhe ka origjinë shqiptare.

Bonino në një intervistë për News24 tha se shqiptarët janë një komunitet me të cilin kanë krijuar marrëdhënie shumë miqësore dhe që siç u shpreh ajo Salihu ka edhe nënshtetësi italiane.

“Besoj se mesazhi që duhet të japim është se ne jemi thellësisht evropian, që mendojmë se është e rëndësishme, d.m.th të zhbllokojmë këtë situatë që është e paralizuar”, tha Bonino.

Ndryshe, Muharrem Salihu është një sipërmarrës i suksesshëm, i dedikuar edhe ndaj kauzave shqiptare.

Jeton në Itali prej mbi 30 vite dhe ka përjetuar nga afër vështirësitë e diskriminimit, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin evropian si Italia.

Beson fuqishëm në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci.

Angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë me synimin për të adresuar padrejtësitë e kësaj shoqërie, për të reduktuar diskriminimin dhe pabarazitë socio-ekonomike. 

Share This Article