Kandidati për kancelar të Gjermanisë: Kam mandatin për formimin e qeverisë me Liberalët dhe të Gjelbrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Olaf Scholz nga partia Socialdemokrate (SPD) e Gjermanisë, ka thënë sot se ka marrë mandatin për formimin e qeverisë me të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP).

Të Gjelbrit dhe Liberalët sot kanë filluar bisedimet me SPD-në rreth formimit të qeverisë së re të Gjermanisë.

“Qytetarët na dhanë mandatin të formojnë qeverinë e përbashkët”, tha Shcolz në Berlin, ku tri partitë kanë filluar bisedimet për formimin e koalicionit.

Scholz siç raporton dpa, ka falënderuar të Gjelbrit dhe Liberalët “për përgatitjet serioze për marrëveshje”.

“Duhet të shqyrtojmë situatën ekonomike dhe modernizimin industrial dhe të intensifikojmë luftën kundër ndryshimeve klimatike. Për këtë do të diskutojmë tani”, ka shtuar Scholz. 

Share This Article