Kandidati shqiptar për eurodeputet në Itali: E rëndësishme që zëri shqiptar të jetë pjesë e tryezave evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu, i cili është nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/ Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino.

Në një intervistë për “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, ai tha se është e rëndësishme që zëri shqiptar të jetë pjesë e tryezës evropiane. Gjithashtu, Salihu shtoi se do të fokusohet edhe në çështjet dhe problematikat me të cilat përballen shtetasit shqiptarë në shtetin fqinj.

“Mendoj se është i rëndësishëm që zëri shqiptar të jetë pjesë e këtyre tryezave. Një rol të rëndësishëm do të kem edhe në integrimin apo mbrojtjen e interesave të mërgatës tonë. Në Itali kemi çështjen e së drejtës së votës, çështjen e konsullatave, të shkollave shqipe, pra janë disa kërkesa që shqiptarët i kanë të domosdoshme për të mbajtur gjallë lidhjet me vendlindjen e tyre. Duhet punuar për rregullat me bashkësinë evropiane që rregullat në këtë komunitet të jenë më të informuara.”, tha ai.

Share This Article