Kane flet pas barazimit me Skocinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane nuk ia ka dalë të shënojë gol në ndeshjen ndaj Skocisë. Anglia e Skocia luajtën pa gola, të premten mbrëma.

“Rezultat i drejtë, Skocia është mbrojtur mirë. Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por jemi një pikë më afër kualifikimit dhe ky është synimi i madh. Ne duhet të rikuperohemi dhe të shikojmë para drejt ndeshjes së ardhshme që e kemi pas disa ditësh”, ka thënë Kane.

Ai është zëvendësuar në pjesën e dytë.

“Është pjesë e lojës, trajneri ka ndier se është vendimi i duhur dhe ne duhet thjeshtë ta pranojmë atë. Është ashtu si është. Ishte ndeshje e vështirë. Skocia është mbrojtur shumë mirë, ka bërë blloqe të mira në kohën e duhur. E dimë se asnjë ndeshje në Evropian nuk është e lehtë dhe Skocia po luan për kualifikim. Na pret një tjetër ndeshje e madhe ndaj çekëve dhe duam ta mbyllim grupin me fitore. Është një pikë, jo ajo që kemi dashur, por jemi një hap më afër kualifikimit”, ka theksuar Harry Kane.

Share This Article