Princ Harry vijon me deklaratat e tij ndaj familjes mbretërore. Në një intervistë për 60 Minutes, Harry u ndal tek thjeshtra e tij, Camilla. Ai e quajti atë një djall.
Duke folur për emisionin amerikan, Harry tha se anëtarët e familjes mbretërore kanë futur në shtrat djallin, referuar mbretëreshës aktuale Camilla, duke shtuar se gjithçka shfaqet në media bëhet për çështje imazhi.
Në librin e tij “Spare”, princi ishte shprehur se që në fillim nuk e kishte pranuar martesën e Camilla-s me babain e tij. Sipas Harry-t të njëjtin qëndrim mbante dhe vëllai i tij Princi William.
“Menjëherë pas takimeve tona me të, ajo filloi lojën e saj. Qëllimi i saj ishte martesa dhe absolutisht Kurora. Në të gjitha gazetat u shfaqën detaje të bisedave të saj me Willie por asnjë prej tyre nuk ishin të vërteta. Ajo ishte personi i tretë në martesën e prindërve të mi, synimet e saj ishin të rregullonte imazhin”-tha Harry në intervistë me prezantuesin Anderson Cooper.
Harry theksoi se pas vdekjes së Diana, Camilla krijoi lidhje të ngushta me shtypin britanik dhe se po përhapeshin lajme të rreme mbi rolin e saj në pallatin mbretëror