Premier League ka parashikuar datën për të rifilluar kampionatin, atë të fundjavës së 12-14 qershorit, edhe pse administratori i deleguar i kampionatit anglez, Richard Masters, nuk zbilancohet për saktësimin: “Kam besim se mund tia dalim”. Por dilema e madhe është se cfarë Premier League do të jetë? Në javën që shënoi rikthimin e stërvitjeve me grupe të vogla ka ende nga ata që kanë frikë, si N’Golo Kanté. Mesfushori i Chelsea ka frikë se infektohet e ka kërkuar të qendrojë në shtëpi për të vazhduar individualisht, por nga Anglia filtron një lajm edhe më me peshë: francezi e konsideron të mbyllur këtu sezonin 2019/20 e dëshiron të rifillojë vetëm në të ardhshmin kur situata e lidhur me pandeminë të jetë më e përcaktuar ose më pak e rrezikshme.
Frikërat e mesfushortit sidoqoftë ekzistojnë në të gjithë Europën e një teknik që flet gjithnjë në mënyrë të drejtpërdrejtë si Klopp nuk mundohet ti fshehë: “Përpara se të nisin stërvitjet i thashë lojtarëve të mi: jeni këtu për zgjedhje të lirë, nuk jeni të detyruar ta bëni. Nuk do të ketë dënime nëse dikush nuk do ta ndjejë, është një vendim personal që do ta respektojmë 100%”.