Kantoni zviceran në gjendje të rëndë, kërkon ndihmën e ushtrisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekziston rreziku që spitalet e këtushme të mos jenë më në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve për një kohë të gjatë

Numri i rasteve pozitive në Valis po vazhdon të rritet me të madhe. Kështu, numri i pacientëve me koronavirus që duhet të shtrohen në spitalin e Valisit është rritur ndjeshëm në dhjetë ditët e fundit, bën të ditur qeveria e kantonit, shkruan srf.ch.

Ekziston rreziku që spitalet e këtushme të mos jenë më në gjendje të përballojnë fluksin e pacientëve për një kohë të gjatë. Për këtë arsye Qeveria e Valisit madje ka kërkuar mbështetje nga Ushtria Zvicerane në mënyrë që kjo e fundit të mbështesë organizatat kantonale që janë përgjegjëse për luftimin e pandemisë.

Qeveria kantonale gjithashtu ka vendosur: Departamenti shëndetësor  i Kantonit mund të kërkojë ndihmën e institucioneve shëndetësore dhe të punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme të përballimin me pandeminë Covid 19.

Të gjitha ndërhyrjet jo urgjente në spitalet e kantonit janë ndaluar me kohë.

140 roje civile janë thirrur tashmë. Brigada e zjarrfikësve ka mbështetur ambulancën në ditët e fundit, përcjell albinfo.ch. “Megjithatë, këto burime nuk do të jenë të mjaftueshme,” vazhdon qeveria. Prandaj ajo ka kërkuar ushtrinë.

Virginie Masserey nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kishte konfirmuar më parë në një konferencë për media se ushtria kishte marrë thirrjet e para për mbështetje. Këshilli Federal do të vendosë për të.

Share This Article