Mediat angleze kanë publikuar disa pamje shokuese të huliganëve londinezë, duke shkaktuar kaos dhe përleshje të dhunshme e masive nëpër rrugët e kryeqytetit.
Skenat e dhunshme u kapën në kamera pak pas orës 13:00 të pasdites së sotme pranë një lokali në Urën e Londrës, ku duket edhe një prej tyre që goditet me grusht dhe lihet pe ndjenja në tokë.
Në videon tronditëse, një grup ultrasish mund të shihen duke ecur në rrugë kur një burrë, i cili qëndronte në një lokal aty pranë, filloi t’u bërtiste.
Por, ata ishin aq të shumtë në numër, saqë morën para çdo gjë që u dilte para syve, madje kalonin edhe mbi njëri – tjetrin në përpjekje për tu futur në pijetoren ku qëndronte i dhunuari.
Situata u rëndua kur ata filluan të hidhnin shishe dhe sende të tjera të forta në drejtim të derës së lokalit në përpjekje për ta hapur atë, duke bërë që zona të pushtohet nga kaosi.
Ndërkohë, policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes pak pas përplasjes fizike, u shpreh se një person përfundoi në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kanë nisur hetimet për shumë të tjerë.