Kaos gjatë një koncerti në New York, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur si pasojë e shtypjes së turmës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën nga rrëmuja e krijuar në koncertin ku performuan këngëtarët GloRilla dhe Finesse2tymes në Rochester të Nju Jorkut në SHBA.

“Ka disa raporte se të shtënat me armë zjarri shkaktuan panik në turmë,” tha shefi i Departamentit të Policisë në Rochester, David Smith, duke deklaruar se shkaku i rrëmujës nuk dihet ende.

Duke thënë se policia nuk mund të gjente asnjë provë për të mbështetur pretendimet në lidhje me të shtënat me armë, Smith tha:

“Ne nuk kemi asnjë provë që ka pasur të shtëna në vendngjarje, se dikush është qëlluar ose therur me thikë.”

David Smith, i cili deklaroi se brenda ndërtesës u identifikuan tre gra të plagosura rëndë, njoftoi se njëra prej tyre vdiq në spital. Smith deklaroi se gjendja e dy grave të tjera është kritike dhe se 7 persona janë shtruar në spital me lëndime, por jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Share This Article