Kaos me vaksinimimin e të moshuarve në Shkodër e Vlorë, doza vetëm për ata mbi 90 vjeç

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Java ka nisur sërisht me kaos në qendrën e vaksinimit në Shkodër, pasi  të moshuarit shprehen të pakënaqur për urdhrin e ri, për të vaksinuar vetëm ata që janë 90 vjeç e sipër.”

Dhjetëra prej tyre ishin mbledhur të hënën në qendrën e vaksinimit, për të marrë dozën e parë, por janë kthyer të pavaksinuar.

E quajnë tallje këtë që po ndodh.

“Tre herë na kanë gënjyer deri më tani. S’dimë ku të qahemi dhe çfarë të bëjmë se ne jemi vetëm.”

Zyrtarët në Shkodër ia faturojnë këtë kaos mjekëve  të familjes.

“E vërteta është që mjekët e familjes kanë bërë lajmërime më shumë se sa duhet te të moshuarit, ndërkohë që ka ardhur një udhëzim i ri që thotë se ne nuk mund të vaksinojmë për momentin ashtu siç është deklaruar në fillim.”

E njëjta situatë ka qenë edhe në Vlorë, ku të moshuarit kanë shpresuar për vaksinim.

“Asgjë nuk ndodhi.”

Shqetësuese mbetet gjendje edhe në spitalet kovid në rrethe.

Në Elbasan 22 nga 81 shtretërit në pavijonin covid janë zënë me të shtruar.

3 viktima janë shënuar vetëm të dielën në këtë qark

Në sanatoriumin e Korçës nga 56  shtretër, rreth 25 janë tanimë të zënë me pacientë të prekur me koronavirus./Ora News/

Share This Article