Kaos në aeroportet e Gjermanisë, bien sistemet kompjuterike në të gjithë vendin. Pasagjerët presin në radhë prej orësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një defekt në sistemet kompjuterike policore ka shkaktuar kaos në aeroportet e Gjermanisë. Policia federale njofton se për shkak të problemeve të sistemeve nuk ishte e mundur të kontrolloheshin udhëtarët nga vendet jashtë zonës Schengen.

Kontrollet që më parë kryheshin në mënyrë elektronike, po bëhen manualisht duke kërkuar kështu më shumë kohë.

Zëdhënësi i Policisë Federale i ngarkuar për Aeroportin e Frankfurtit tha se “kolegët duhet të bëjnë shumë gjëra me dorë, ato që sistemi i ka bërë deri më tani elektronikisht”.

Në të njëjtën kohë, transmetuesi publik gjerman WDR raportoi radhë të gjata në zonën e sigurisë në aeroportin e Dusseldorfit, ku shumë pasagjerë prisnin më shumë se dy orë.

Aktualisht nuk është e mundur të hysh në Gjermani nga jashtë zonës Shengen, raportoi media publike, duke cituar përditësimet e fundit nga aeroportet.

Share This Article