Kaosi i Juventusit, agjencitë e basteve marrin vendimin që “frikëson” tifozët

albnews
By
1 Min Read

Zakonisht thuhet se agjencitë basteve nuhasin ngjarjet para se ato të ndodhin.

Për këtë arsye, tifozëve të Juventusit sot në mbrëmje iu shtua ankthi për fatin e ekipit të tyre, kur erdhi vendimi i përbashkët i agjencive për të hequr ekipin me më shumë tituj në Itali nga mundësia e një basti shumë të veçantë.

Bëhet fjalë pikërisht për “rënien nga kategoria”, një mundësi që nga sot mund të luhet për secilën nga 19 ekipet e tjera të Serie A, por jo për bardhëzinjtë.

Mundësia përshembull që ky fat i keq t’i ndodhë Milanit, paguhet 1 mijë herë bastin, pra fitohen 100 euro çdo euro të vënë bast.

Vendimi është marrë pas dënimit me 15 pikë për plusvalencat në merkaton e futbollistëve, pra diferenca mes çmimit të shitjes së një futbollisti dhe kostos së tij fillestare, ndërkohë që priten vendime të tjera që përfshijnë ekipin e njohur për sa i përket mos deklarimit të rrogave.

Share This Article