Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretariati i Etikës do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për vendosjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit në Kuvend.

Mbledhja vjen pas ndërprerjes së seancës së mëparshme, kur deputetët e opozitës kërkuan të njiheshin me provat ku mbështetet kërkesa e kolegëve socialistë.

PS propozon përjashtim 60-ditor nga punimet parlamentare për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun, si dhe për Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, të cilët cilësohen si organizatorë të ngjarjeve.

Të njëjtat masa kërkohen edhe për deputetët që ndezën flakadanë në sallën e Kuvendit, mes tyre Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.

Ndërkohë, për 19 deputetë të tjerë të opozitës, të cilët akuzohen se rrethuan foltoren gjatë seancës plenare, mazhoranca kërkon një masë më të lehtë disiplinore, konkretisht përjashtim 10-ditor nga aktivitetet parlamentare.

Share This Article